Policia thotë se ka arrestuar pesë persona në Vushtrri të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme janë rrahur fizikisht mes veti.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar disa mjete të forta të cilat të dyshuarit i kishin përdorur gjatë përleshjes.
Të dyshuarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë në QKUK dhe intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Insajderi.com