Insajderi
Lajme

Arrestohen pjesëtarë të grupit nga Duqanxhiku dhe Haraçina- dyshohen për kryerjen e disa vrasjeve në Shkup

Insajderi
15 December 2024 - 22:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen pjesëtarë të grupit nga Duqanxhiku dhe Haraçina- dyshohen për kryerjen e disa vrasjeve në Shkup
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksion në Çair dhe Haraçinë të Shkupit ka pasur bëjë me pjesëtarë të grupeve nga Duqanxhiku dhe Haraçina.

Jozyrtarisht, siç raporton TV21, anëtarët e këtyre grupeve janë kapur përmes të ashtuquajturës “masave të veçanta hetuese”, ndërsa në bisedat me inspektorë të MPB-së kanë pranuar se kanë kryer disa prej vrasjeve që janë bërë periudhën e fundit në Shkup.

Sipas mediumit, ky aksion është dashur të zhvillohet të martën, por në momentin e fundit kanë nisur të dalin informacione nga struktura të MPB-së, andaj është bërë strategji e re për aksion të shpejtë, që u realizua mbrëmjen e kësaj të diele.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark