Policia e Kosovës ka arrestuar në rajonin e Pejës shtatë persona të dyshuar për trafikim me njerëz.
Gjatë aksionit në një kateteri, policia ka arritur po ashtu që të identifikojë edhe një viktimë të trafikuar.
Të dyshuarit për këtë rast janë: B.O (lindur më 1984), S.Xh (1996), E.T (1990, M.I (1993), Xh.Sh (1993), M.H (1991) dhe J.Q (1988).
Gjatë këtij operacionit janë sekuestruar edhe 1195 euro, shtatë telefona celularë dhe një fletore me shënime që lidhen me rastin.
Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje prej 48 orëve./Inasjderi.com