
Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se janë arrestuar shtatë persona të cilët ishin të kërkuar nga Gjykata për vepra penale të ndryshme.
“Policia e stacionit në Ferizaj, në kuadër të një aksioni të zhvilluar me datën 10 dhe 11 prill 2025 , ka arrestuar shtatë persona ndaj të cilëve ekzistonin urdhëresa aktive nga gjykata për vepra të ndryshme penale: E.A. (46 vjeç) – i dënuar për veprën lëndim i lehtë trupor, me dënim prej 25 ditësh burg, A.L. (23 vjeç) – i dënuar për veprën lëndim i lehtë trupor, me dënim prej 20 ditësh burg, H.A. (25 vjeç) – i dënuar për veprën vjedhja e pyllit, me dënim prej 15 ditësh burg, M.U. (50 vjeç) – i dënuar për veprën lëndim i lehtë trupor, me dënim prej 10 ditësh burg, V.D. (32 vjeç) – i dënuar për veprën vjedhja, me dënim prej 10 ditësh burg, R.L. (25 vjeç) – i dënuar për veprën blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale, me dënim prej 5 ditësh burg dhe P.R. (41 vjeç) – u arrestua për mosparaqitje në seancë gjyqësore, sipas një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.