×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen tre persona, dyshohet se kërkonin para për Nezir Mehmetajn

    Insajderi
    14 February 2024 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre shtetas të Serbisë, me prejardhje nga Presheva, janë arrestuar për veprën penale “mashtrim”.

    Nga ajo çfarë u raportua në media dje, u tha se tre persona u paraqitën në emër të vëllait të Nezir Mehmetaj kinse për ta ndihmuar këtë të fundit të lirohet nga burgjet e Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për këtë, policia ka lëshuar në njoftim gjatë së mërkurës, ku ka sqaruar edhe rrjedhjen e ngjarjes.

    Të arrestuarit janë: L. A. i lindur me 1987 shtetas i Serbisë, R. H. i lindur me 1974 shtetas i Serbisë dhe I. H. i lindur me 1975 shtetas i Serbisë.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor në Klinë, me datë 13. 02. 2024, rreth orës 08:30  është njoftuar nga ankuesi i cili ka paraqitur rastin qe kishte te bënte me vepër penale Mashtrim, me ç’rast disa persona ne emër  të vëllait të ankuesit kanë pasur për qellim për të pranuar një shumë të hollave nga një anëtarë i një Organizate humanitare me seli në Zvicër, të cilët me herët kishin grumbulluar  një shumë të parave për ta ndihmuar vëllain e ankuesit i cili është i burgosur në Serbi”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve  me të pranuar informatën në koordinim të ngushtë me Prokurorin e shtetit, të mbështetur nga  njësitet tjera policore kanë ndërmarra veprime hetimore dhe kanë arritur që në një lokal në Klinë të arrestojnë në flagrancë  tre persona të dyshuar shtetas të Republikës së Serbisë”.

    Sipas policisë, pas intervistimit të dyshuarve iu është caktuar masa  ndalimit prej 48 orësh. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark