Janë arrestuar tre të dyshuar, prej tyre dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovarë për veprën penale trafikim me njerëz.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar, një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil.
Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
TRAFIKIM ME NJERËZ
Gjilan 30.10.2022 11:30 Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.