Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, ka zhvilluar një operacion policor në Prishtinë, gjatë të cilit janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vepra penale.
Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohen për shit-blerje të paautorizuar të substancave narkotike, mbajtje në pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulim me prova.
Operacioni është realizuar pas një pune hetimore dhe operative, përmes së cilës policia ka identifikuar personat e dyshuar për përfshirje në këto vepra penale.
Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa për personin e tretë policia nuk ka dhënë detaje shtesë në njoftimin e saj.