Insajderi
Lajme

Arrestohen tre persona në Skenderaj

Insajderi
02 September 2026 - 14:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen tre persona në Skenderaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia në Skenderaj ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Gjatë kontrollit të realizuar ndaj personave të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar 11.9 gram substancë e dyshuar narkotike, një mjet për bluarje (blinder), si dhe dy pako me letra për mbështjellje (rizla).

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark