Tre serbë janë arrestuar nga Policia e Kosovës teksa po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin në Jarinjë. Pasi janë ndalur nga policët, të arrestuarit kanë tentuar të japin mito zyrtarëve policor.
“Njësitet policore kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Serb pasi që të njëjtit derisa ishin duke udhëtuar me dy vetura janë ndaluar për kalim të kundërligjshëm të kufirit dhe më pas të njëjtit u kanë ofruar mito zyrtarëve policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com