Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren tre persona të dyshuar se në bashkëveprim kanë tentuar të mashtrojnë në testin me shkrim për patentë shofer ku në këmbim janë paguar para.
Policia këtë rast e ka cilësuar si keqpërdorim të pozitës zyrtare – dhënie-marrje e ryshfetit.
Siç njofton policia, me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Policia po ashtu njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjithsej 28 persona./Insajderi.com