Insajderi
Lajme

Arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste te vjedhjes në “Trepçë”

Insajderi
10 September 2026 - 17:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste te vjedhjes në “Trepçë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, pas një pune hetimore të zhvilluar dhe sigurimit të provave dhe dëshmive relevante, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të veprës penale-Vjedhje e rëndë.

Si pjesë e hetimeve policor janë realizuar edhe bastisje në disa lokacione, me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuarit, ndërsa në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një automjet me rimorkio dhe dëshmi të tjera relevante.

Nga hetimet e zhvilluara dhe provat e siguruara dyshohet se të arrestuarit, në bashkëveprim janë të përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë të ndodhura disa muaj më parë në hapësirat e ndërmarrjes SHA “Trepça” në Mitrovicë.

Tre të dyshuarve, pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa ndalim për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark