×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestohen tre serbë në Zveçan, ndalnin vetura nëpër rrugë

    Insajderi
    01 June 2023 - 10:05

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre serbëve në Zveçan në orët e para të së enjtes.

    Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit janë arrestuar pasi që në bashkëveprim me disa të tjerë, kanë ndaluar në rrugë vetura, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Zveçan 31.05.2023 – 00:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj serbë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim me disa persona tjerë, në rrugë kanë ndaluar disa automjete”, njofton PK-ja.

    Siç vijon njoftimi, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark