Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë për vjedhje të rëndë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë për vjedhje të rëndë në Prishtinë

    Insajderi
    14 March 2025 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një banesë në Prishtinë është bërë shënjestër e një vjedhjeje të rëndë gjatë orëve të mesditës së djeshme, ku hajdutët kanë marrë orë dore, stoli ari dhe një çelës veture.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, janë arrestuar pas ndalimit të një veture me targa shqiptare, në të cilën janë gjetur sendet e vjedhura. 

    Njësitet policore kanë sekuestruar sendet e vjedhura dhe me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur detajet e rastit.

    Prishtinë  13.03.2025-12:00-15:00. Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur viktimës femër kosovare i është thyer banesa ku i janë vjedhur; orë dore, stoli ari dhe një qelës i veturës. Lidhur me rastin njësitet policore kanë arritur që ta ndalojnë veturën e dyshuar me targa te Shqipërisë në të cilën gjendeshin  tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar, ndërsa gjësendet e gjetura në veturë janë sekuestruar. Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në  mbajtje.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark