Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Stacioni Policor në Gjakovë, konkretisht nga Njësia e Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në lokalin e të dyshuarit F. M., në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.
Në atë hapsirë dyshohej se organizoheshin skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.
Gjatë zbatimit të kontrollit në këtë lokacion janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX” dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar F. M., mashkull, i lindur në vitin 1987, (pronari i lokalit), M. GJ., mashkull, i lindur në vitin 1989, dhe F.F., mashkull, i lindur në vitin 1968.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Gjithashtu me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari me inicialet F. M., është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregull