Insajderi
Lajme

Arrestohen tre të mitur pas përleshjes në Pejë, një person theret me thikë

Insajderi
19 August 2026 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen tre të mitur pas përleshjes në Pejë, një person theret me thikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia njoftoj se tre të mitur janë arrestuar pas një përleshjeje në rrugën “Agim Qela”, ku një person dyshohet se është therur me thikë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas Policisë, të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, pas përleshjes dyshohet se kanë sulmuar me thikë njërën nga viktimat. Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë veprimeve policore, nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark