Insajderi
Lajme

Arrestohet 14-vjeçari nga Kosova në Zvicër, dyshohet për vjedhje

Insajderi
18 July 2026 - 20:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 14-vjeçari nga Kosova në Zvicër, dyshohet për vjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia zvicerane ka arrestuar një 14-vjeçar nga Kosova si i dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë Kantonale të Aargaut, pak pas orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, një banor njoftoi policinë se kishte vërejtur një person të panjohur brenda një dhome të banesës së tij, dhe menjëherë u largua në drejtim të Altenburgut.

Menjëherë pas njoftimit, disa patrulla të Policisë Rajonale Wettingen-Limmattal dhe Policisë Kantonale të Aargaut u angazhuan në terren dhe nisën kërkimin për të dyshuarin.

Gjatë operacionit të kërkimit, një patrullë e Policisë Kantonale të Aargaut gjeti një person të fshehur në shkurre në rrugën Etzelstrasse. Ai u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollit policor.

“Personi i ndaluar rezultoi të ishte një 14-vjeçar nga Kosova. Policia Kantonale e Aargaut e arrestoi përkohësisht nën dyshimin për përfshirje në këtë rast. Hetimet do të përcaktojnë nëse i mituri është përgjegjës për tentativën e vjedhjes me thyerje në banesë”, u tha në njoftimin e Policisë Kantonale të Aargaut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark