Insajderi
Lajme

Arrestohet 22-vjeçari kosovar në Shkup, i kërkuar ndërkombëtarisht

Insajderi
01 August 2026 - 15:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 22-vjeçari kosovar në Shkup, i kërkuar ndërkombëtarisht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetas i Kosovës, G.K., 22 vjeç, është arrestuar të premten rreth orës 17:00 në zonën e Bit Pazarit në Shkup nga zyrtarët e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes.

Sipas njoftimit të MPB-së, pas arrestimit, G.K. është dërguar në Stacionin Policor Kisella Vodë, ku do të zhvillohen procedurat e mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark