Insajderi
Lajme

Arrestohet 23-vjeçar i dënuar për vjedhje të pyllit, kërkohej me tri urdhërarreste të gjykatës

Insajderi
30 July 2026 - 15:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 23-vjeçar i dënuar për vjedhje të pyllit, kërkohej me tri urdhërarreste të gjykatës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës njoftoj për arrestimin e një 23-vjeçari në Han të Elezit, i cili ishte në kërkim me tri urdhërarreste aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Në njoftim shtohet edhe se, 23 vjeçari, ishte i dënuar me burgim për veprat penale “Vjedhja e pyllit” (dy raste) dhe “Vjedhje e rëndë” (një rast), me dënime prej 25 ditësh, 30 ditësh dhe 50 ditësh burgim, respektivisht, në kohëzgjatje të përgjithshme prej 105 ditësh.

“Më 30.07.2026, rreth orës 11:00, në fshatin Dromjak, Han i Elezit, policia ka arrestuar në shtëpinë e tij personin F.C.,( 23 vjeç), i cili kërkohej me tri urdhërarreste aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik. I arrestuari ishte i dënuar me burgim për veprat penale “Vjedhja e pyllit” (dy raste) dhe “Vjedhje e rëndë” (një rast), me dënime prej 25 ditësh, 30 ditësh dhe 50 ditësh burgim, respektivisht, në kohëzgjatje të përgjithshme prej 105 ditësh”.

Pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në Institucionin Korrektues për vuajtjen e dënimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark