Insajderi
Lajme

Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë ndaj bashkëshortes, viktima strehohet në vend të sigurt

Insajderi
06 May 2026 - 20:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë ndaj bashkëshortes, viktima strehohet në vend të sigurt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 05.05.2026.

I dyshuari, mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

Viktima është vendosur në një vend të sigurt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark