×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet 24-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se vodhi 500 euro në pompë derivatesh

    Insajderi
    12 January 2023 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarit që grabiti 500 euro nga një punëtor në një pompë derivatesh në orët e para të së martës.

    Në njoftim thuhet se i dyshuari është N.B, i moshës 24-vjeçare.

    Njoftimi i plotë:

    Arrestohet i dyshuari për grabitje në Ferizaj

    Me datën 10.01.2023 rreth orës 00:43 Policia Rajonale e Ferizajt, kishte pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj ishte një rast i grabitjes, ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës së zjarrit arrinë të marrë 500 euro nga punëtori në një pikë karburanti dhe largohet në drejtim të panjohur.

    Sektori Rajonal i Hetimeve nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet. 

    Pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar e më pas sot, datë 12.01.2023 në ora 19:00 kanë arrestuar të dyshuarin N.B (M/K) i moshës 24 vjeçar.

    I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Grabitje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark