Insajderi
Lajme

Arrestohet 25 vjeçari nga Shqipëria që do çonte drogë në Kosovë

Insajderi
29 October 2025 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 25 vjeçari nga Shqipëria që do çonte drogë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dragobia”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Dragobi, i cili posedonte në banesë 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa. Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu kishte për qëllim trafikimin e drogës drejt Kosovës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht edhe nëna e 25-vjeçarit, shtetasja A. M., 45 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të fshehë lëndën narkotike në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit. Ajo do të përballet me akuzën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Trafikim të narkotikëve”. (A2 Televizion)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark