Insajderi
Lajme

Arrestohet 41-vjeçari, ishte i dënuar me 4 vjet burg për narkotikë

Insajderi
01 September 2026 - 15:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 41-vjeçari, ishte i dënuar me 4 vjet burg për narkotikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar në Prizren një 41-vjeçar, i cili ishte në arrati dhe në kërkim për vuajtjen e dënimit prej katër vitesh burgim efektiv.

I dyshuari N.K. nga Velezha është dënuar me dy vendime të plotfuqishme për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas arrestimit nga Policia në Prizren, ai është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark