×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Arrestohet administratori i një “Call Center”

    Insajderi
    28 January 2023 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Administratori i një “Call Center” është arrestuar nga Policia ndërkohë që janë proceduar penalisht 4 punonjës të tij. Ata mashtronin nëpërmjet telefonit, shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

    Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

    Njoftimi i Policisë

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Forex Infinit”. 

    Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, administratori i subjektit call center.

    Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: A. B., 23 vjeçe, A. H., 23 vjeçe, E. D., 32 vjeç dhe P. T., 25 vjeç, të katërt banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. Q. administronte një subjekt privat call center, në rrugën “Dritan Hoxha”. Në këtë subjekt ishin të punësuar si operatorë shtetasit A. B., A. H., E. D. dhe P. T., të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

    Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark