Arrestohet automekaniku nga Dobërqani që shiti veturën e klientit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet automekaniku nga Dobërqani që shiti veturën e klientit

    Insajderi
    17 December 2016 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një automekanik në fshatin Dobërqan, për shkak se dyshohet të ketë shitur një veturë pa vetëdijen e pronarit të saj.

    Siç njofton policia, pronari i veturës e kishte dërguar atë për servisim tek automekaniku në fjalë, raporton Insajderi.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-automekanik pasi që i njëjti e kishte shitur veturën e viktimës mashkull K/Shqiptar, të cilën viktima e kishte dërguar te i dyshuari për servisim”, njofton Policia e Kosovës.

    Njësitet policore e kanë konfiskuar veturën nga automekaniku dhe ia kanë kthyer atë pronarit legjitim. Policia po ashtu ka bërë të ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark