×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet “Baba Sheh” i fshatit Bec të Dushkajës, dyshohet se rrahu nënën dhe motrën

    Insajderi
    05 June 2023 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ismet Murtezai, Shehu i fshatit Bec të Dushkajës në Gjakovë, është arrestuar nën dyshimin se rrahu nënën dhe gruan tij.

    Burimet brenda Prokurorisë për Sinjalin kanë bërë me dije se Ismet Murtezai është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, të dielën në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tyre në Gjakovë.

    Sipas informacioneve të para, ‘Baba Sheh’ 28-vjeçar, po dyshohet se për motive akoma të panjohura, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, 56-vjeçare, duke e goditur dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

    Në sherrin që plasi në shtëpinë e shehut, ka ndërhyrë motra e tij, që t’i dalë në ndihmë nënës, por edhe e ka pësuar edhe vet. E njëjta është kapur me shehun, të cilin e ka sulmuar fizikisht dhe për pasojë edhe ajo është futur në telashe.

    Të njëjtat burime thonë se rasti është denoncuar menjëherë në Polici, ku nëna e shehut ka dhënë deklaratën e tij për dhunën që djali ka ushtruar ndaj saj dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës.

    Përveç viktimës, në Polici kanë dëshmuar edhe motra e të dyshuarit, teksa Shehu është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit policor dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje”.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark