Është arrestuar Rade Trajkovski Shteklli, i cili dyshohet për tregti me drogë.
Ai ka udhëhequr grupin e mbi dhjetëra anëtarëve të cilët merreshin me mjete narkotike.
MPB dhe Biroja për siguri publike janë në kërkim të arrestimit të gjithë grupit të tij.
Shteklli, siç bëjnë të ditura burimet e TV21 është arrestuar teksa përpiqej të arratiset, në afërsi të një hoteli në rrethinë të Gjevgjelisë.
Në lidhje me këtë aksion të policisë, një polici i është konfiskuar celulari pasi dyshohet se ka dhënë informacione që lidhet me grupet “Baron”, “Bellanoca”, “Gërçec” dhe Shtekllin.
Ai ka qenë i përfshirë edhe në disa përleshje mes narko-grupeve në Shkup dhe ndaj tij disa herë u bë atentat.
Ky aksion i MPB vjen pas shkatërrimit të grupit të Haraçinës – Bellanoca.