Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, në Han të Elezit.
Sipas raportit personi në gjendje të dehur kishte provokuar dhe kishte tentuar t`i sulmoj dy zyrtarë policorë, derisa ata ishin në detyrë zyrtare.
Pas intervistmit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Indajderi.com