Arrestohet i dyshuari për plagosjen e Azem Vllasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për plagosjen e Azem Vllasit

    Insajderi
    13 March 2017 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burime të Insajderit kanë bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Siç mëson Insajderi, i dyshuari është Murat Jashari, vëllai i ish-komantantit të UÇK-së, Ismet Jashari, i njohur si “Kumanova”.

    Megjithatë, Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me informacion nëse ka të dyshuar në rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.

    Zëdhënësi i policis, Bajram Krasniqi, i kontaktuar nga Insajderi, nuk ka dashur të komentojë nëse ka të dyshuar të mundshëm, duke shtuar se shumë shpejtë policia pritet të dalë në konferencë për media, ku do të mësohen të gjitha detajet.

    Avokati Vllasi është plagosur me armë zjarri  sot rreth orës 8 të mëngjesit. Ai ka marrë plagë të krahun e majtë, dhe është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK. Mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark