×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet edhe Glauk Konjufca

    Insajderi
    16 February 2016 - 08:12

    Policia e Kosovës sot në mëngjes ka arrestuar shefin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

    Arrestimi i Konjufcës është bërë në lidhje me demolimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009 dhe vjen vetëm një ditë para mbajtjes së protestës së thirrur nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

    Lidhur me këtë rast, mbrëmë është arrestuar edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

    Insajderi merr vesh se sot në mëngjes është arrestuar edhe aktivisti i VV-së, Kasim Uka, që po ashtu ka qenë i përfshirë në aksionin e demolimit të veturave në vitin 2009.

    Po ashtu, përveç arrestimit të Konjufcës, policia sot ka kërkuar në shtëpinë e tij edhe drejtorin e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveqla.

    Për rastin e vitit 2009 janë të akuzuar 24 persona, përfshirë edhe Sekretarin e Vetëvendosjes Dardan Molliqaj.

    Pas arrestimit të mbrëmshëm të zëdhënësit Krasniqi, Lëvizja Vetëvendosje kishte thënë se “përndjekja e aktivistëve është përpjekje për të ndaluar e dobësuar protestën e 17 shkurtit.”

    “Këto sulme e përndjekje që shtohet sa herë opozita përgatitet për kundërshtim nuk kanë efekt. Opozita nuk ndalet dhe protesta do të jetë madhështore,” thuhet në reagimin e kësaj partie./Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark