Burimet nga policia e Ankarasë kanë konfirmuar se është arrestuar këshilltari i lartë ushtarak pranë Presidencës së Turqisë, Ali Yazıcı.
Urdhri për arrestimin e tij është dhënë nga Prokuroria e Ankarasë në kuadër të hetimeve për tentativën e organizatës FETÖ për grusht shteti.
Majori Ali Yazıcı ka ardhur në këtë detyrë më 12 gusht 2015. Ai e mori detyrën nga paraardhësi i tij, Major Bekir Furkan Özdaban, raporton agjencia e lajmeve ‘Anadolu’.
Ndërkohë edhe shefi i Kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes Major Tevfik Gök është arrestuar nga policia. Arrestimi është bërë në kuadër të hetimeve për tentativën e organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti.
Gök thuhet se është arrestuar ditën e djeshme në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes në Ankara. /Insajderi.com