Lëvizja Vetëvendosje ka lajmërua se Policia e Kosovës sapo ka arrestoi aktivistin e VETËVENDOSJE!-s, Ramadan Deliu, i cili sipas VV-së ka qenë duke marrë pjesë në një tubim në Mitrovicë.
“Policia provokoi pjesëmarrësit në tubim, duke intervenuar brenda tubimit për të arrestuar këtë aktivist, “faji” i të cilit ishte se mori pjesë para 7 vjetësh në një aksion politik kundër EULEX-it”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Tutje në këtë njoftim thuhet se arrestimet politike, kërcënimet, deportimet e aktivistëve, po shfaqin natyrën e dhunshme të regjimit në Kosovë, dhe po e provokojnë jashtëzakonisht shumë situatën.
“Kjo situatë e dhunës policore po bëhet e padurueshme dhe çdo tensionim i mëtutjeshëm do të jetë në përgjegjësinë e Isa Mustafës”, përfundon njoftimi.