Arrestohet hakeri rus i dyshuar për sulm kibernetik ndaj ShBA-ve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrestohet hakeri rus i dyshuar për sulm kibernetik ndaj ShBA-ve

    Insajderi
    19 October 2016 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke punuar në bashkëpunim me autoritetet çeke, FBI ka arrestuar një haker rus i cili është i dyshuar se kishte në planë për të bërë sulme kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Emri i të arrestuarit nuk është bërë i ditur dhe se nuk ka pasur njoftime zyrtare se çfarë kishte tentuar saktësisht të bënte hakeri rus, raporton Mashable.

    Arrestimi i tij raportohet vetëm pak ditë pasi administrata e Obamas ka alarmuar se hakerë rusë planifikojnë që të pengojnë procesin e zgjedhjeve presidenciale

    Gjykata e Pragës tani do të duhet të vendosë se a do të bëj ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara vendimmarrje në këtë rast ka edhe Ministri i Drejtësisë Robert Pelikan, i cili edhe ka fjalën e fundit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark