×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet i dyshuari në Shtime, u arratis duke kërcyer nga dritarja e stacionit policor

    Insajderi
    08 May 2023 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin i cili u arratis nga stacioni i policisë në Shtime.

    Siç njofton policia, me 4 maj 2023, rreth orës 22:50, policia kishte pranuar një informacion se në rrugën “Arben Hyseni” në Shtime ishte një rast i kërcënimit.

    “Pas këtij informacioni, policia në Shtime kishin arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje me armë: A.A (M/K) i moshës 61 vjeçar dhe B.A (M/K) i moshës 41, të cilët shkak i një mosmarrëveshje kishin kanosur personin J.V (M/K) i moshës 45 vjeçar”.

    Siç raporton policia, në vendin e ngjarjes ishte konfiskuar një armë zjarri automatike AK-47 dhe një armë tjetër të zjarrit (pistoletë) dhe sasi të municionit.

    “Të dyshuarit, po atë natë ishin shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i dyshuari A.A pasi është intervistuar nga policët hetues është dërguar në mbatje për 48 orë, ndërsa i dyshuari B.A, derisa ishte duke pritur të intervistohet, arratiset nga stacioni i policisë duke kërcyer nga dritarja”, njofton policia.

    Policët hetues të stacionit në Shtime,  pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren në kërkim të të dyshuarit, kanë arritur që sot, rreth orës 13:40 të arrestojnë të dyshuarin e arratisur B.A dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtjeme hetimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark