×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestohet i dyshuari për sulmin me thikë ndaj taksistit në Prishtinë

    Insajderi
    09 August 2023 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm një taksist u sulmua me thikë nga një i dyshuar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

    Lidhur me rastin policia ka arrestuar personin D.M, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    I njëjti po dyshohet për “Vrasje në Tentativë” .

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Dje nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur më datë 08.08.2023 rreth orës 03:30, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. I dyshuari kishte goditur viktimën me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore me ç’ rast policia identifikoi, lokalizoi dhe arrestoi të dyshuarin;

    · D. M, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    ​Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në Tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark