Një person i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Në njoftimin e PK’së thuhet se të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri, shkruan Insajderi.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘tentim vrasje’, si dhe është sekuestruar një armë zjarri. Rasti ka ndodhur me datën 16.06.2026, në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë”, ka thënë policia në njoftim.
“Personi i dyshuar, me vendimin e prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit janë duke vazhduar me veprime hetimore”, përmbyllet njoftimi. /Insajderi.org/
