Insajderi
Lajme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren

Insajderi
11 August 2025 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuari për vrasjen me thikë të një personi në Zhur të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai shtoi se është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar, gjatë bastisjes është gjet edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark