Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se ekspozoi pistoletën dhe kanosi një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policinë, i dyshuari e kishte lënë armën tek një i dyshuar tjetër, i cili e kishte vetëdorëzuar në Polici.
Rasti po hetohet si “Kanosje”.
“Ferizaj / 11.10.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ekspozuar pistoletën dhe kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari armën e kishte lënë tek i dyshuari tjetër mashkull Kosovar i cili e kishte vetë dorëzuar pistoletën me një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.