Insajderi
Lajme

Pas kundërshtimit të rrënimit të pompës së derivateve, pa shpjegim nga policia, arrestohet Qendrim Kryeziu

Insajderi
29 May 2026 - 11:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas kundërshtimit të rrënimit të pompës së derivateve, pa shpjegim nga policia, arrestohet Qendrim Kryeziu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një akt i paprecedent dhe i pastër politik ka ndodhur sot në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka prangosur kandidatin për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu, vetëm sepse ky i fundit guxoi të kërkonte respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore.

Kryeziu ka dalë në mbrojtje të rendit kushtetues dhe pronës, duke kundërshtuar një aksion të dyshimtë e të ngutshëm për rrënimin e një pompe të derivative, në lokacionin ku pushteti po tenton të ndërtojë objektin e Ministrisë së Bujqësisë.

Në vend që institucionet të tregonin transparencë, ato zgjodhën forcën.

Në momentin kur Kryeziu ka kërkuar nga zyrtarët dokumentacionin zyrtar dhe vendimin e prerë të gjykatës që arsyeton ligjërisht këtë rrënim, përgjigja e vetme e autoriteteve ka qenë urdhri: “Arrestone…”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark