Arrestohet kardiologu gjerman, këto janë dyshimet ndaj tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrestohet kardiologu gjerman, këto janë dyshimet ndaj tij

    Insajderi
    09 May 2023 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet gjermane kanë arrestuar një kardiolog gjerman, i dyshuar për vrasjen e pacientëve të tij, duke i furnizuar “me vetëdije” doza shumë të larta qetësuesish.

    Siç raportohet nga Policia e Berlinit, mjeku punonte në spitalin Charité, në kryeqytetin gjerman, qendër nga e cila u pezullua verën e kaluar, kur nisi hetimi.

    “Burri 55-vjeçar, i cili u pezullua nga Charité në gusht 2022, dyshohet se ka administruar me vetëdije doza të larta të një qetësuesi për pacientët e sëmurë rëndë, në njësinë e kujdesit intensiv, në dy raste në 2021 dhe 2022, të cilët përfunduan me vdekje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Prokuroria gjermane kishte nisur tashmë hetimet pas një raporti të dorëzuar nga vetë spitali, por statusi i “dyshimit urgjent”, niveli më i lartë i dyshimit në ligjin e procedurës penale të vendit, nevojitej për të lëshuar një urdhërarresti. Ky “dyshim urgjent” ka ardhur pas vlerësimit të një eksperti, i cili ka arritur në përfundimin se në të paktën dy nga katër vdekjet e hetuara, dozat e larta të qetësuesve nuk ishin “të justifikueshme nga ana mjekësore”./A2news


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark