Arrestohet nga policia këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se Gjoka është përfshirë në një aksident në Farkë, dhe më pas rezultoi i dehur.
Po ashtu është raportuar se këngëtari ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore si dhe ruhet nga policia, për shkak se i është komunikuar masa e arrestit.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Aleksandër Gjoka është arrestuar nga policia, pasi edhe më 23 dhjetor të 2019-tës ishte arrestuar për shkak se voziste makinën në gjendje të dehur.