Insajderi
Lajme

Arrestohet kirurgu 72-vjeçar në Korçë, akuzohet se ngacmoi seksualisht një paciente 21-vjeçare

Insajderi
11 May 2026 - 10:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet kirurgu 72-vjeçar në Korçë, akuzohet se ngacmoi seksualisht një paciente 21-vjeçare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mjeku kirurg i spitalit të Korçës, Nikolla Nunka, është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga një 21-vjeçare ndaj tij për ngacmim seksual.

Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit, raporton Top Channel.

Referuar kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72 vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e këtij qyteti ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit, Nikolla Nunka.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark