Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në rajonin e Prizrenit një person për posedimin e narkotikëve.
Të dyshuarit i janë gjetur e sekuestruar rreth 20 kilogram marihuanë në rezervuarin e derivateve të makinës së tij. Lënda narkotike ka qenë e paketuar në 37 qese të plastifikuara, mëson Insajderi.
Siç mëson Insajderi, personi i arrestuar është Sreçko Llazareviq./Insajderi