Arrestohet mërgimtari me profil fals që kërcënoi Haradinajn – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet mërgimtari me profil fals që kërcënoi Haradinajn

    Insajderi
    08 February 2025 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person që kishte kërcënuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhjetorin e vitit të kaluar përmes një profili fals në rrjetin social Facebook, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    I pandehuri, me vendbanim të përhershëm në Zvicër, sipas njoftimit, është nën masën e ndalimit nga data 07.02.2025.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se i pandehuri Shaip Krasniqi, më datë 17.12.2024, në Prishtinë, “për shkak të pikëpamjeve dhe bindjeve tjera politike, me dashje e ka kanosur seriozisht me jetë të dëmtuarin Ramush Haradinaj – Kryetar i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në atë mënyrë që derisa ishte publikuar një video nga ‘RTV Dukagjini’ në rrjetin social Facebook, ku i dëmtuari ishte në një debat televiziv duke debatuar për pikëpamjet politike, i pandehuri përmes llogarisë së tij me emrin ‘Shpat Sokoli’, në videon e publikuar ka shkruar një koment me përmbajtje fyese dhe kanosje serioze, ‘o ta q….. nanen Albini me krejt Serbin, fëlliqësinë fujjjj, publikisht pot te tham ti e meriton veq ni plumb te dryshkt ne ball, hajn i klubeve te Zvicrres’, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e tij”.

    Me këtë rast, Krasniqi ka kryer veprën penale “Kanosja”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    08 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark