Insajderi
Lajme

Arrestohet mësuesi në Klinë për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur

Insajderi
04 May 2026 - 09:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet mësuesi në Klinë për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i rëndë është raportuar në një shkollë në Klinë, ku një mësues dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur, mëson Sinjali.

Rasti është paraqitur më 3 maj 2026 rreth orës 15:20 në Stacionin Policor në Klinë, nga prindi i viktimës, i cili ka raportuar shqetësimet lidhur me vajzën e tij, nxënëse në ShF “At Shtjefen Gjeçovi” në Zllakuqan.

Sipas deklarimeve, i dyshuari Nikë Nrecaj (42 vjeç), dyshohet se i ka dërguar në vazhdimësi mesazhe me përmbajtje seksuale përmes rrjeteve sociale, duke i shprehur edhe ndjenja dhe duke përdorur gjuhë të papërshtatshme.

Po ashtu, viktima ka deklaruar se në disa raste brenda objektit shkollor, i dyshuari dyshohet se e ka prekur në pjesë të sipërme të trupit.

Rasti është trajtuar në prezencë të Prokurores kujdestare nga Departamenti për të Mitur, mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit social, ndërsa është intervistuar edhe viktima në prani të prindit.

I dyshuari është arrestuar dhe është sjellë në stacion policor, ku në prezencë të avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje.

Me urdhër të Prokurores, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark