Është arrestuar militant i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Mjeku i cili kishte kërcënuar avokatin, Besnik Berisha. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Burime të Insajderit kanë bërë me dije se Mjeku u arrestua nën dyshimin e veprës penale “kanosje”.
Kanosja nuk ka të bëjë me profesionin e avokatit por si rezultat i paraqitjeve publike të avokatit Berisha përkatësisht kritikës së tij ndaj pushtetit.
Militanti siç mëson Insajderi e kishte kërcënuar avokatin derisa ishte duke ecur në këmbë. I dyshuari nga makina e kishte kanosur me fjalë dhe gjeste Berishën.