Insajderi
Botë

Arrestohet në Francë 79-vjeçari i dyshuar për abuzimin e 89 djemve

Insajderi
19 February 2026 - 16:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Francë 79-vjeçari i dyshuar për abuzimin e 89 djemve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jacques Leveugle, 79 vjeç, i njohur për vite me radhë në Khenifra si mësues që organizonte aktivitete për fëmijë, është arrestuar dhe po hetohet në Francë për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj 89 djemve përgjatë pesë dekadave në disa shtete.

Sipas raportimeve të Associated Press, shumica e abuzimeve dyshohet të kenë ndodhur në Afrikën e Veriut, kryesisht në Marok dhe Algjeri. Krimet u zbuluan pasi një i afërm gjeti një ditar digjital të tij dhe e dorëzoi te autoritetet.

Hetuesit francezë pritet të udhëtojnë në Marok për mbledhjen e provave dhe identifikimin e viktimave të tjera, ndërsa rasti ka tronditur komunitetet lokale dhe ka rikthyer vëmendjen te mbrojtja e fëmijëve në rajon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark