Insajderi
Lajme

Arrestohet në Istog personi që tentoi të vriste një tjetër, ishte në arrati që nga mbrëmë

Insajderi
12 November 2025 - 18:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Istog personi që tentoi të vriste një tjetër, ishte në arrati që nga mbrëmë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar nën dyshimin për tentim-vrasje në Istog. Ngjarja ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes.

I dyshuari kishte tentuar të vriste një person tjetër.

Pas ngjarjes, ai ishte në kërkim nga mbrëmja e djeshme, ndërsa është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Po, mund të ju konfirmoj se sot është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, deklaroi Nikçi për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark