Arrestohet në Itali një çeçen i akuzuar se ka luftuar për IS-in në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrestohet në Itali një çeçen i akuzuar se ka luftuar për IS-in në Siri

    Insajderi
    08 July 2017 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet e Italisë e kanë arrestuar një çeçen, i dyshuar se ka luftuar në Siri për grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), dhe se ishte i përfshirë në sulmin vdekjeprurës në vitin 2014 në rajonin e Çeçenisë të shkatërruar nga lufta.

    Prokurorët italianë thanë sot se çeçeni 38 vjeçar, Eli Bombataliev, po mbahet lidhur me akuza për terrorizëm në qytetin jugor, Fogja, dhe se ai është i dyshuar se ka lidhje me një rrjet të IS-it me seli në Belgjikë.

    Prokurorët thanë, po ashtu, se dëshmitë sugjerojnë se Bombataliev ka marrë pjesë në sulmin e vitit 2014, kundër një shtypshkronje në Grozni, nga i cili janë vrarë 14 oficerë të sigurisë dhe 10 sulmues.

    Nuk është e qartë se sa gjatë ka qëndruar Bombataliev në Itali para se të arrestohej.

    Në kumtesën e policisë italiane theksohet se autoritetet po bëjnë përpjekje të gjëra për ta gjetur lokacionin e luftëtarëve të jashtëm nga Çeçenia.

    Militantët e IS-it, të cilët kanë luftuar në Siri, ishin të përfshirë në sulmet terroriste në Francë, Belgjikë dhe vendet e tjera evropiane.

    Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark