Insajderi
Lajme

Arrestohet në Lipjan një 30-vjeçar i dënuar për mashtrim

Insajderi
31 October 2025 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Lipjan një 30-vjeçar i dënuar për mashtrim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 30-vjeçar është arrestuar në Gllogoc të Lipjanit nën dyshimin për përfshirje në veprën penale” Mashtrimi”.

I njëjti, sipas organeve të rendit, ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën e lartcekur.

“Drejtoria Rajonale e Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, sot nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor të Lipjanit në fshatin Gllogovc, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:A.A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale ‘Mashtrim’”, ka njoftuar Policia.

Pas arrestimit nga ana e policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark