Insajderi
Lajme

Arrestohet në Mal të Zi, 31-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Insajderi
19 December 2025 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Mal të Zi, 31-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim të mijëra bimëve narkotike në disa fshatra të Lezhës, është arrestuar në Mal të Zi dhe është ekstraduar në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Magiljan Dedën, për të cilin Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ai akuzohet se ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasit e identifikuar gjatë operacionit policor të koduar “Vakuumi”, mijëra bimë narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshtë, Lezhë, të cilat janë përpunuar më pas me qëllim shitjen.

 Shitja e lëndës narkotike u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të policisë së Lezhës, në kuadër të operacionit “Vakuumi”, të cilat sekuestruan në fshatin Balldre, në muajin prill të këtij viti, 3 thasë me rreth 34 kg cannabis.

Arrestimi i tij u krye falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Podgoricës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark